Bashkimi Europian hodhi të premten akuza të forta ndaj Rusisë duke thënë se Moska kërkon të destabilizojë qeveritë evropiane përmes delegatëve të saj të brendshëm.
Zëdhënësi i Komisionit të BE-së, Peter Stano akuzon Rusinë për krizat qeveritare në disa vende evropiane, përfshirë Italinë.
Sipas BE, me dezinformimin, Moska përpiqet të ndikojë në politikën kombëtare nëpërmjet delegatëve të saj të brendshëm që mund të jenë politikë. Dhe dezinformimi i Kremlinit përdoret ndonjëherë nga partitë”, deklaroi Stano.
“Ne nuk komentojmë zhvillimet e brendshme politike. Por është fakt që Rusia po përpiqet të destabilizojë BE-në dhe vendet anëtare të saj”, theksoi ai.
Deklarata e Stano vjen pasi Kryeministri italian Mario Draghi i dorëzoi dorëheqjen presidentit të vendit Sergio Mattarella mes një krize qeveritare , por ajo nuk u pranua.
Po ashtu Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio është larguar para disa javësh nga Lëvizja ‘5 Yjet’ për shkak të mbështetjes së madhe brenda partisë për Rusinë.
5 Yjeve kanë kundërshtuar furnizimin e Ukrainës me armë, duke thënë se ato po nxisnin luftën dhe bëjnë thirrje për dialog me Rusinë.
Di Maio tha se ishte e nevojshme “të zgjidhej në cilën anë të historisë do të ishte, me Ukrainën apo me Rusinë. Pozicionet e disa drejtuesve të 5 Yjeve kërcënuan të dobësojnë vendin tonë.”
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Putin#BE#TopChannel
Ещё видео!