Qindra drejtues mjetesh të cilët qarkullonin me shpejtësi mmbi normat e lejuara në rrugët e Shkodrës janë gjobitur. Policia rrugore ka zhvilluar një aksion të madh, ku nëpërmjet makinës inteligjente dhe radarëve janë konsttuar një numër I lartë automjetesh. Në aksin rrugor Shkodër-Hani I Hotit automjetet lëviznin me një shpejtësi nga 100-150 km/h.
Po ashtu dhe në Bushat ishte e tillë situata me shpejtësinë që varionte nga 80-116 km/h. Si pasojë e këtyre shkeljeve, policia ka pezulluar 63 leje drejtimi, për periudha nga 1 deri në 8 muaj, shoqëruar me masa administrative nga 10.000 deri në 20.000 lekë të rinj dhe heqje nga 8 deri në 13 pikë, nga leja e drejtimit.
Në Bushat shpejtësia e lejuar është 60 km/h, por kjo normë nuk është respektuar aspak nga shoferët. Ata nuk I kanë shpëtuar masave administratve të vendosura nga policia me një vlerë duke nisur nga 4000 lekë. Akset rrugore në fjalë mbeten shqetësuese për faktin se shpeshherë janë regjistruar aksidente rrugore
Më tej, kontrolli I tillë me radarë dhe makinën inteligjente do të zhvendoset në qytete të tjera të vendit.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Makina#Inteligjente#TopChannel
Ещё видео!