[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Beqir Xhilaj nga një fshat i Shkodrës i rezervoi bashkëshortes të njëjtin fund tragjik si të gruas së parë. Pak pas mesnate, 74 vjecari nga fshati Guci e Re qëlloi me çifte të shoqen, Lumturie Xhlajn 45 vjeçe, duke e lënë të vdekur në vend. Ai lajmëroi policinë dhe e priti në shtëpi duke konsumuar alkool. Në fillim u tha policëve se ishte vetë vrasje, por më pas pranoi krimin që kishte ndodhur në debat e sipër. Banoret e zonës nuk e njohin Beqir Xhilajn si person problematik. Beqir Xhilaj ka qenë dënuar me 15 vjet për vrasjen e gruas së parë. Pas daljes nga burgu ai u martua me Lumturie, gati 30 vjet më të re se ai. Nuk dihet ende se për çfarë janë konfliktuar bashkëshortët, por i moshuari ka përsëritur të njëjtin krim.
Ещё видео!