Volodimir Zelensky i shpalli heronj pas vdekjes, por marina ukrainase tani njofton se 13 rojet ushtarake të ishullit të Gjarprit që sfiduan luftanijen ruse në ditën e parë të pushtimit, janë gjallë. “Shkoni në djall”, u dëgjuan të thonë ata kur pala tjetër u kërkoi të ulnin armët e të dorëzoheshin, me qëllimin të shmangeshin sic u tha “vdekje të panevokshme”.
Rusia qe shprehur se trupat e ishullit ishin dorëzuar, ndërsa presidenti pohoi se kishin vdekur dhe i bëri nderimet më të lartë për guximin e treguar. “Vëllezërit tanë janë shëndoshë e mirë”, konfirmuan në Facebook forcat detare ukrainase. Sipas tyre, ushtarët luftuan me trimëri dhe zbrapsën sulmet e pushtuesve rusë, por nuk arritën dot ta vazhdonin betejën për shkak se mbetën pa municione. Mësohet se rusët kanë shkatërruar krejtësisht infrastrukturën e ishullit, duke përfshirë farin e tij, kullat, antenat dhe të gjitha linjat e komunikimit.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#VolodimirZelensky#Ukraine#TopChannelNews
Ещё видео!