Bashkimi Europian ka hedhur poshtë pretendimet serbe se Perëndimi ka nxitur protestat në Serbi dhe se po tenton të ndërhyjë në procesin zgjedhor të Serbisë pas zgjedhjeve të mbajtura më 17 dhjetor.
Në një artikull Radio Europa e Lirë shkruan se zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha gjatë një konference për media në Bruksel se këto pretendime ngjajnë me retorikën e nxitur nga Rusia kundër BE-së.
“BE-ja ka qenë shumë e qartë, mbajtja e lidhjeve me Rusinë në kohën e luftës dhe agresionit së saj ndaj Ukrainës nuk është në përputhje me procesin e anëtarësimit në BE. Blloku dëshiron të llogarisë në të gjitha vendet kandidate, si në partnere të besueshme në mbrojtjen e parimeve të përbashkëta si vlerat, siguria dhe prosperiteti”, tha Stano.
Më parë politika serbe ka akuzuar Perëndimin se qëndron prapa protestave në Beograd kundër parregullsive të dyshuara në zgjedhjet e të muajit të kaluar.
Në Serbi janë mbajtur disa herë protesta pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit, të nxitura nga akuzat për vjedhje elektorale.
Dyshime për parregullsinë e zgjedhjeve shprehu edhe Zyra e OSBE-së e cila ka raportuar se zgjedhjet shënuan parregullsi të mëdha, keqpërdorim të fondeve publike, fushatë negative dhe përhapje të frikës.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#BE#Serbi
Ещё видео!