Kuvendi ka njohur zyrtarisht Gazment Bardhin si kryetar grupi të Partisë Demokratike teksa në konferencën e kryetarëve e deleguara e Lulzim Bashës në këtë detyrë Flutura Açka braktisi mbledhjen, pasi ju komunikua se ishte e ftuar në mbledhje si Kryetare e Komisionit të medias. Lajmin e konfirmoi pas takimit edhe Bardhi i cili mohoi të kishte pasur një përplasje verbale mes tyre.
“Mes meje dhe Açkës nuk ka ndodhur asgjë. Açka i drejtoi një pyetje drejtueses se në çfarë cilësie ishte në mbledhje. Ajo mori përgjigje se ishte në cilësinë e kryetares së Komisionit të Arsimit dhe në atë moment u largua."
Açka zgjodhi që komentin e saj ta bëjë rrjetet sociale teksa tha se kishte zgjedhur të largohet për të mos e bërë qesharake situatën me dy kryetarë grupi në konferencën e kryetarëve.
Ky nuk ishte i vetmi zhvillim brenda opozitës në konferencën e kryetarëve, teksa kjo e fundit vendosi që të kalojë në seancën plenare ligjin e propozuar nga qeveria për rritjen e pagave për gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Kësaj radhe në qendër të akuzave e ironisë së Gazment Bardhit ishte Lulzim Basha që së bashku me deputetët që e mbështesin ata pritet të votojnë propozimin e qeverisë socialiste.
“Unë nuk dua të besoj që Basha është Baftiar Zeqo i Kuvendit që vjen me vrap, pa dhënë asnjë argument vetëm për të votuar ligjet e qeverisë. Basha ka 1 vit e gjysmë që nuk vjen në Kuvend dhe të vish me vrap për të votuar një ligj nga Rama, sikur Rama është bërë burrë i mirë dhe kërkon t’u rrisë rrogat gjykatësve të Kushtetueses, do të thotë se je Baftiar Zeqo i Kuvendit”.
Por konferenca e kryetarëve i parapriu një debati të ashpër nesër në kuvend edhe lidhur me projektvendimin e demokratëve për ngritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore, kërkesë që sipas Bardhit u rrëzua.
“Për këtë kërkesë tonë mazhoanca votoi kundër, pra thjesht vendosi të zgjasë edhe me 6 muaj Komisionin e Reformës Zgjedhore, ndërkohë që nuk mori në shqyrtim një tjetër propozim të opozitës që ka të bëjë me përbërjen e reformës zgjedhore. Çka tregon se nuk e kanë prioritet Reformën Zgjedhore.”
E teksa Gazment Bardhi dhe deputetët që e mbështesin atë dhe Sali Berishën kërkojnë që ky komision të bashkëudhëhiqet nga Oerd Bylykbashi dhe të ketë objekt të punës raportin e OSBE-së për zgjedhjet lokale si dhe të kërkohet ekspertiza e misionit të ODIHR-it, Lulzim Basha ka paralajmëruar nisjen e tryezave për reformën elektorale.
Tv Klan
#kuvendi
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!