Kryeministri Edi Rama nuk shikon asnjë kundërvënie mes Procesit të Berlinit dhe nismës së Ballkanit të Hapur. Nga Selaniku ku mori pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore ai tha se Ballkani i Hapur është një njësi e zbatimit të Procesit të Berlinit.
“Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur jo vetëm që nuk janë dy nisma kundërshtuese, nuk janë as dy nisma konkurruese, po janë dy nisma komplementare ku njëra është në një nivel parimor, tjetra është në nivel konkret”.
Ndaj ai thotë se deklaratat e bëra nga kancelari gjerman Olaf Sholz në Prishtinë për organizimin e një samiti për Ballkanin Perëndimor është një lajm pozitiv për rajonin.
“Natyrisht që rimarrja e Procesit të Berlinit pas ndryshimit në kancelari dhe riangazhimi i Kancelarisë dhe personalisht i kancelarit gjerman për Procesin e Berlinit është një lajm i mirë. Procesi i Berlinit është një le të themi, vijë sjelljeje e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe është një hapësirë ku janë vendosur si të thuash ato piketa të cilat janë objektiva konkretë dhe nxitje për punë konkrete në Ballkanin e Hapur”.
Sa i përket procesit të integrimit Rama theksoi edhe një herë se Shqipëria mbetet ende peng e politikës së brendshme bullgare.
“Çështja e Maqedonisë së Veriut është një çështje e politikës së brendshme bullgare, që do të thotë është nga ato çështje që janë gjithmonë më të komplikuara sesa duken dhe për më tepër janë të lidhura me interesa të politikës së brendshme, shumë më tepër sesa me thelbin e vetë çështjeve”.
Në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, ku veç liderëve të rajonit të pranishëm ishin edhe kancelari Olaf Scholz dhe presidenti i Keshillit Europian Charl Mishel, u diskutua mbi situatën e krijuar nga lufta në Ukrainë dhe pasojat që ajo ka shkaktuar në ekonomi.
Gjithashtu pjesë e diskutimeve ishte edhe çështja e Këshillit të Ardhshëm Europian, vetoja Bullgare dhe Ballkani i Hapur. Në përfundim të samitit, pjesëmarrësit në këtë samit patën edhe një darkë pune me pjesëmarrjen e kancelarit Scholz dhe presidentin e Këshillit Europian Charl Mishel.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!