[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Ndodh edhe kështu në Paskuqan, fare pranë kryeqytetit! Të pish kafe pranë lokalit të lagjes mund të te kushtojë edhe jetën. 3 persona u përplasën nga një automjet në momentin që po qëndronin brenda ambienteve të një bari.Këto janë pamjet pas aksidentit. Por historia nuk mbyllet me kaq. Drejtuesi i mjetit tip “Audi”, Laert Agolli, sipas policisë u largua nga vendi i ngjarjes, duke mos i dhënë ndihmën e parë të lënduarve.Ishin banorët e zonës të cilët i dërguan në qendrën spitalore “Nënë Tereza”, 3 të plagosurit, ku mjekët pohojne se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Ndërkohë shoferi Laert Agolli u shpall në kërkim nga uniformat blu. Dyshohet se në momentin e aksidentit, 28-vjeçari ka qënë nën efektin e alkoolit.
Ещё видео!