Bashkëpunimi i Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt me drejtësinë ka çuar në zbardhjen e disa prej ngjarjeve më të rënda kriminale të ndodhura në vendin tonë në vitet e fundit.
Tv Klan ka siguruar dosjen e plotë hetimore të SPAK përmes së cilës Prokuroria e Posaçme pretendon se nëpërmjet deklarimeve të Dumanit dhe Hoxhajt ka zbardhur plot 18 ngjarje kriminale të regjistruara në Tiranë, Elbasan e Durrës.
Në dëshmitë e tyre thuhet se Talo Çela ka porositur ekzekutimin e Fatmira Dedës në 2013, 1 vit pas vrasjes së djalit të saj Elvisit. Ky i fundit i dyshuar si pjesë e trafikut të drogës, do të eleminohej në 2012 në Durrës e autor të vrasjes sipas Dumanit ishin Festim Qoli dhe Henrik Hoxhaj.
Ky i fundit ka rrëfyer tentativën e vrasjes së Lulzim Mashës, administrator i shkollës private në Janar të 2022. Për këtë ngjarje në burg është Skerdi Tase por sipas Hoxhajt në ngjarje ka qenë dhe ai vetë i implikuar, dhe se vrasja ishte porositur nga Suel Çela.
Dëshmitë e Dumanit dhe Hoxhajt kanë nxjerr në pah dhe rolin e oficerit të policisë tashmë të arrestuar, Leonard Palushi. Ky i fundit dyshohet se i ka shërbyer një grupi kriminal për të shpërqëndruar pistën e hetimit për vrasjen e Emiljano Ramazanit, duke fajësuar persona të tjerë. Përpjekje kjo që dështoi.
Vrasja e vëllait të Talo Çelës është një tjetër ngjarje që është zbardhur sipas Prokrorisë së Posaçme. Autorë të kësaj ngjarje janë Besian Xhixha dhe një person tjetër që vijon të jetë në kërkim nga SPAK.
Në dosje flitet dhe për tentativën e vrasjes së Florenc Çapjes që sipas dëshmive të dhëna nga Dumani e Hoxhaj organizator ka patur Talo Çelën.
Gjithashtu në deklarime del dhe plani për eleminimin e Sokol Sanxhaktarit, një emër i njohur për botën e krimit në qytetin e Elbasanit. Ekzekutimin e tij sipas dosjes hetimore e kishte porositur Talo Çela dhe Florenc Çapja por plani nuk ishte vënë në jetë.
Dumani ndër të tjera përpara hetuesve ka dëshmuar dhe shumën prej 100 mijë Euro që u pagua nga Ervis Martinaj për vrasjen e Indrit Dokles, porosi kjo që nuk u finalizua.
Dëshmitë e dhëna nga Dumani e Hoxhaj kanë çuar dhe në zbardhjen e vrasjes së Arben Çetës në Elbasan, tentativës së eleminimit të Filip Gjeloshit, disa raste të shkatërrimit të pronës me eksploziv dhe vjedhje me dhunë. Krime këto që SPAK akuzon 32 personat e vënë nën akuzë, 14 prej të cilëve janë ende në arrati.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!