Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka deklaruar se sot Policia e Shtetit është institucioni më i rëndësishëm për publikun. Ai tha se qeveria shqiptare po punon sot në dy drejtime, atë të fuqizimit të kapaciteve dhe modernizimit të Policisë së Shtetit.
"Sot është dita për ta drejtuar vëmendjen tek të gjitha ata burra dhe gra që për më shumë se një shekull shërbyen në Policinë e Shtetit. Mirënjohja drejtohet tek ata që dhanë jetën. Më vjen mirë që sot shumë veteranë të cilëve i shpreh mirënjohjen. Nëse brezat e mëparshme ja dolën me shumë mund, ne do ia dalim me më shumë kushte. Policia kryeson listën e institucioneve më të besuara për publikun. Ne e dimë mirë se çfarë duhet të arrijmë, cila është rruga për këtë. Qeveria shqiptare po punon në dy drejtime, përmirësimi i kuadrit ligjor në luftën kundër krimit dhe fuqizimi i kapaciteteve dhe modernizimi i pandërprerë i Policisë Shtetit. Ky inaugurim sot është vetëm një element. Në ditët në vijim do kemi projekte të tjera. Një tjetër fushë e rëndësishme është siguria rrugore. Do synohet një nivel shumë herë më i përmirësuar. I uroj të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Shtetit gëzuar përvjetorin e 107", tha Lleshaj.
Ещё видео!