Teksa pritet që sot në Vlorë të nis procesi i vaksinimit, një incident është shënuar në ambientet e pallatit të sportit që është bërë gati si sallë vaksinimi.
Gazetari i Top Channel, në Vlorë, Mikel Marsi raporton se krye- vaksinuesit në Vlorë, i ka rënë të fikët. Ndërkohë ai është shoqëruar me ambulancë për në spitalin rajonal të Vlorës. Nuk dihet ende nga se ka ardhur gjendja e të fikëtit te vaksinuesi.
Kujtojmë se ekipi i vaksinuesve është trajnuar për këtë proces. Pas Tiranës, vaksinimi nisi fillimisht në Shkodër, ndërsa sot do të vijojë në Vlorë. Bëhet fjalë për 1500 doza dhe 745 persona që do të vaksinohen si pjesë e stafeve mjekësore. Pritet që të marrë pjesë edhe kryeministri Rama. Ndërkohë edhe spitali i Vlorës i shtohet strukturës së trajnimit të Covid.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Vlore#TopChannel
Ещё видео!