Pas hapjes së dyerve nga Turqia, emigrantët po vërshojnë drejt Europës, duke risjellë në kujtesë krizën e vitit 2015.
Por këtë radhë, Berlini duket i vendosur t`i mbajë të mbyllur kufijtë.
“ Po shohim sesi refugjatëve dhe emigrantëve, pala turke po u thotë se rruga drejt Bashkimit Europian është e hapur, por nuk është aspak ashtu”, deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel, edhe pse Gjermania sipas saj, do të bëjë c`është e mundur për të tkurrur përshkallëzimin e kësaj situate tejet të vështirë.
Që kur Rexhep Tajip Erdoan njoftoi se Turqia nuk do t`i pengojë më refugjatët sirianë, në kufirin tokësor mes saj dhe Greqisë situata është rënduar ndjeshëm e në ishujt grek gjithashtu priten varka të panumërta, të mbushura me njerëz që prej muajsh apo edhe vitesh presin rastin për të vazhduar rrugën për në Europë.
Ankaraja ndërkohë tregon se e ka seriozisht shkeljen e marrëveshjes për refugjatët. Por sipas zëdhënësit të Merkelit, Steffen Seibert, pakti nuk është shpërbërë ende. Kancelarja ka folur me presidentin turk Erdogan, me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe atë bullgar Boyko Borissov.
Seibert këmbëngul se qeveria gjermane beson se palët do të vazhdojnë t`i qëndrojnë ujdisë, sepse prej saj kanë interesuar të dy krahët.
Por ndërkohë, në Berlin duket se janë të vendosur të mos e lejojnë kreun e shtetit turk t`i bëjë presion. Të hënën Erdogani tha se qindra mijëra refugjatë i janë drejtuar Europës që kur Turqia hapi kufirin, dhe shtoi se ata shumë shpejt, mund të mbërrijnë në miliona.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#AngelaMerkel#RCErdogan#TopChannel
Ещё видео!