Mëngjesin e 6 dhjetorit oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit u paraqitën në derën e shtëpisë së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Agjentët e BKH-së ushtruan kontrolle pranë shtëpisë së kryetarit të Bashkisë dhe vëllait të tij Arbër Veliaj, ndërsa qëndruan për disa orë dhe pranë zyrave të bashkëshortes së z.Veliaj e njohur si qendra “Harabel”. Si provë materiale u sekuestrua telefoni i saj.
Duket se ky dimër do të jetë i vështirë për kryetarin e bashkisë më të madhe të vendit, i cili është vënë nën hetim nga dy prokurorë të SPAK, Olsi Dado dhe vetë kreu i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit Altin Dumani. Por për çfarë po hetohet Erion Veliaj dhe çfarë dyshojnë autoritetet e drejtësisë që kanë përfshirë në hetim dhe familjarë të tij?
#mcntv #mcn #kronos #olaxama #xhevahirzhabina
Ещё видео!