Katër djemtë e rinj pas spektaklit të mbrëmshëm në Love Story kanë treguar edhe njëherë pse kanë zgjedhur që të jenë pjesë e emisionit.
Në dhomën e kuqe ata kanë treguar se Dea dhe Daniela janë vajza shumë të bukura dhe presin që të njihen me to.
Marjusi: Dea është shumë e bukur, shumë seksi. Më pëlqen që nuk ka frikë, atë që e mendon e thotë, nuk e vret mendjen fare. Ajo më ka tërhequr më shumë tek Dea.
Xhuljano: Është brune, mimikat e fytyrës, më tërhoqi.
Klosaidi: Tek Daniela pëlqej gjithçka, përveç se është e bukur, ka dhe një tip më pëlqen që komunikon shumë.
Ndërkohë Daniela ka treguar se Viliani është bërë xheloz për të, por konkurrenti tregon se nuk ka asnjë frikë nga hyrjet e reja.
Daniela: Me këto hyrjet e reja sikur u kompleksuan pak gjërat. Filloi xhelozia tek Viliani me sa pash. Direkt pas spektaklit iku dhe nuk më foli. Jam shumë e lumtur që erdhën këta djemtë e rinj.
Viliani: Për çunat e rinj unë nuk ndjej asnjë lloj frike apo xhelozie sepse unë e njoh shumë mirë Danielën dhe është shumë e vështirë që ta marrësh Danielën për vete nuk di si ta shpjegoj ndryshe./tvklan.al
#Daniela #Viliani #Djemtëerinj
Talk show me 4 personazhet kryesorë të spektaklit "#LoveStory", si dhe konkurentët në garë për të fituar zemrat e dy princeshave dhe dy princave. Prapaskenat e ngjarjeve dhe historive që lindin në spektaklin e mbrëmjes në "Love Story". Autore Ilda Lumani, nën prezantimin e Eni Shehu dhe me praninë e dy opinionisteve, Zhaklina Lekatari dhe Xhensila Pere.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!