Lajme Arkiva - TV Klan 2003
Një skandal ka tronditur spitalin psikiatrik të Elbasanit. Një paciente 32 vjeçare nga Fushë Kruja ka sjell në jetë një fëmijë të paligjshëm, fryt i marrëdhënieve të saj të pakontrolluara seksuale me pacientët e tjerë të spitalit.
Personeli i psikiatrikut, i cili është përpjekur ta mbante sekret ngjarjen e pazakontë që rëndonte mbi të, duket se nuk ka arritur të kuptojë shtatzëninë e pacientes me probleme mendore. Gjithçka është marrë vesh vetëm kur 32 vjeçarja është bërë gati për të lindur. Vetëm atëherë infermierët e kanë nisur pacienten për në maternitetin e qytetit, ku mjekët tregojnë se ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm dhe normal.
Vogëlushi që tani peshon rreth 3 kg, nuk dihet se cili do të jetë fati i tij. As personeli i spitalit psikiatrik nuk ka dhënë shpjegim se çfarë do të bëhet me të miturin, ndërsa nuk dihet ende dhe qëndrimi që do të mbahet ndaj tyre pas këtij skandali./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!