Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka kërkuar ndihmën e shteteve të bashkuara të amerikës për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në NATO.
Këtë kërksesë Osmani e bëri gjatë takimit në Prishtinë me senatorin amerikan, Jack Reed, ku tha se SHBA nuk ka aleate dhe mike më të madhe në rajon sesa Kosovën.
Liderja e Kosovës e cilësoi popullin e saj si më proamerikan në Evropë dhe në botë. Osmani falënderoi senatorin amerikan, i cili është kryesues i Komisionit të Forcave të Armatosura në Senatin e SHBA-së, për mbështetjen e ShBA-ve për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), respektivisht përfshirjen e Kosovës në Asistencën e Trajnimit Ushtarak të SHBA-së me Ligjin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare të vitit 2024.
Sa I përket zhvillimeve politike dhe të sigurisë, presidentja theksoi se Kosova ka bërë hapa për shtensionimin e situatës në veriun e vendit, si dhe ka vënë në dukje veprimet destabilizuese të Serbisë dhe bashkëpunimin e saj me Rusinë.
Ajo, po ashtu theksoi se Kosova është shtet multietnik, Kushtetuta e së cilës garanton nivel të lartë të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të të gjitha komuniteteve. Sipas Presidentes Osmani këto të drejta dhe liri, janë thelbi i vlerave të shoqërisë së Kosovës dhe si të tilla duhet të mbeten të paprekura.
pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#NATO#TopNews#TopChannel
Ещё видео!