#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
2 gota kos
1 gotë vaj ulliri
2 pako pluhur pjekës
4,5 gota miell
1 lç kripë
Për mbushjen
250 gr djathë të bardhë ose gjizë
Për lyerjen e pogaçeve
1 të verdhë veze
1 lgj qumësht
2 lgj susam
Në një tas vendosim kosin. Shtojmë vajin, i përziejmë me tel dore e më pas shtojmë pluhurin pjekës. Shtojmë pak nga pak miellin, kripë dhe vazhdojmë punimin me duar dei sa të na formohet një brumë i lidhur jo shumë i fortë.
Presim brumin në 18-20 kuleçë të vegjël të cilat i shtypim me dorë deri sa të na formohet një diametër 8 cm. Në qendër të rrethit vendosim 1 lugë gjelle djathë të thërrmuar ose gjizë. E mbështjellim përsëri në formën e një kulaçi të vogël dhe e vendosim në tepsi ku kemi shtruar letër pjekjeje.
Kështu do të vazhdojmë me të gjithë kuleçët e tjerë. Në përfundim i mbulojmë me pecetë për 15 minuta e më pas përziejmë të verdhën e vezës me qumështin dhe lyejmë kuleçët. Në sipërfaqe i spërkatim me pak susam dhe i pjekim në temperaturë 180 gradë për 20-25 minuta.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ] #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
Ещё видео!