Koreja e Veriut ka vendosur në pozicion zjarri një platformë lëshimi të një rakete balistike ndërkontinentale, ICBM, dhe mund të kryejë një testim të mundshëm gjatë zgjedhjeve në SHBA, thanë ligjvënësit koreano-jugorë, duke cituar inteligjencën ushtarake të vendit. Veriu mund të kërkojë të nxjerrë në pah avancimin e tij në zhvillimin e armëve strategjike duke u përpjekur të lëshojë një raketë me rreze të gjatë veprimi ose të kryejë testin e tij të shtatë bërthamor rreth kohës së zgjedhjeve të 5 nëntorit, kanë thënë zyrtarët e Koresë së Jugut.
Të dielën, një deputet, Lee Seong-këeun, tha se një lëshues i lëvizshëm është vendosur në pozicion për një test të mundshëm të ICBM dhe rihyrjen në atmosferë të saj, potencialisht në ditët para apo gjatë zgjedhjeve të 5 nëntorit.
Lee informoi gazetarët pas një seance parlamentare të zhvilluar me dyer të mbyllura me zyrtarë të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes. "Përgatitjet e një lëshuesi raketash kanë përfunduar dhe ai është vendosur tashmë në një vend të caktuar nga ku mund të bëhet një testim rakete balistike ndërkontinentale në një kohë që synon zgjedhjet presidenciale në SHBA, në ditët para ose pas tyre në nëntor”, tha ai. Një tjetër deputet, Park Sun-ëon, tha se inteligjenca ushtarake nuk besonte se një raketë ishte vendosur tashmë në lëshues, edhe pse ajo gjithashtu mund të ishte transportuar drejt tij. Koreja e Veriut ka kryer një seri testesh të raketave ICBM në një trajektore të pjerrët për t'i lënë predhat të bien në distanca shumë më të shkurtra në krahasim me rrezen e projektuar, pjesërisht për siguri dhe për të shmangur pasojat politike të lëshimit të një rakete larg në Paqësor.
Por një nisje me një trajektore më të sheshtë dhe standarde konsiderohet thelbësore për zhvillimin e ICBM për të siguruar që koka e saj është e aftë të rihyjë në atmosferë, ndërkohë që ruan kontrollin për të goditur një objektiv të synuar.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#SHBA#KoreaVeriut
Ещё видео!