Lajme Arkiva - TV Klan 2001
Kjo është urgjenca e klinikës së sëmundjeve të brendshme pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Përditë këtu paraqiten 50-60 pacient që kanë nevojë për shërbim ambulator. Sipas mjekëve që shërbejnë, pacientët përpara se të mbërrijnë këtu, duhet më parë që të paraqiten në urgjencën e Tiranës. Sipas ndarjeve të klinikave në QSUT, janë edhe urgjencat, për të gjitha specialitetet. Për këtë doktor Edmond Zaimi, mjek i urgjencës në klinikën e sëmundjeve të brendshme thotë:
Doktor Edmond Zaimi:- “Rastet të sëmundjeve me infektiv, mund të paraqiten në urgjencën e sëmundjeve të brendshme, ose të sëmurë që kanë nevojë për ndihmë neurologjike, paraqiten në spitalin Infektiv ose Kirurgji. Kjo vështirëson nga njëra anë punën e mjekëve, sepse nuk merren ndoshta me ato raste, që iu takojnë atyre, nga ana tjetër mund të shtojë dhe sorollatjet e të sëmurëve, duke i çuar nga një urgjencë në tjetrën. Projekti për të ardhmen është që të krijohet në QSUT, një urgjencë, një shërbim urgjence polivalent, ku krahas ndihmës së parë të bëhet edhe triazhimi i të sëmurëve”.
Fluksi në urgjenca ndodh në të gjitha klinikat, por më tepër kjo ndihet në pavionin nr.1 dhe në urgjencën e kirurgjikale, ndërsa e kundërta ndodh në Urgjencën e Tiranës. Këtu përveç shërbimeve të mjekimit dhe diagnostikimit, në shtëpi, bëhet i mundur edhe hospitalizomi, por qytetarët ende nuk i janë drejtuar këtyre dyerve, pasi për më shkurt shkojnë në spital./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!