Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 4 Nëntor 2024 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Anjola Hamzaj
Headlines 4 Nëntor 2024
Athina e shqetësuar nga takimi i Ramës me emigrantët. Kushtëzon sërish integrimin me respektimin e minoritetit
Takimi i kryeministrit Edi Rama me emigrantët në Selanik shqetëson Athinën. Qeveria e vendit fqinj deklaron se kusht për anëtarësim e Shqipërisë në Bashkimin Europian është respektimi i të drejtave të plota të minoritetit grek.
Zgjidhet nesër presidenti i ri i SHBA. Harris premton fundin e luftës në gaza. Trump: Po bëhen manipulime
Amerikanet votojne neser per te zgjedhur presidentin e ri. Ne oret e fundit te fushates, zevendespresidentja Kamala Harris premton fundin e luftes ne Gaza, ndersa ish -presidenti Trump leshon akuza se rezultati po manipulohet.
Hapet ura e re e Kukësit, pjesë e rrugës së Kombit. E gjitha konstruksion metalik, u projektua nga Giorgio Rizzo
Hapet ura e re e Kukesit, pjese e rruges se Kombit. Ajo eshte e gjitha nje konstruksion metalik i varur ne dy brigjet e Drinit, e projektuar nga arkitekti italian Giorgio Rizzo dhe ka nje gjatesi prej 310 metrash.
Publikohet foto e makinës së autorëve të atentatit me 4 vikitma. Ishte vjedhur në Durrës në Prill të këtij viti
Publikohet fotot e makines qe u perdor nga autoret e vrasjes se katerfishte, javen e kaluar ne Shkoder. Ajo rezulton e vjedhur me 17 prill te ketij viti ne Durres, cka i ben hetuesit te dyshojne se atentati mund te jete projektuar prej shume kohesh.
SPAK kërkon 19 vite burg për Talo Çelën për grabitjen e parave në aeroportin e Rinasit, në vitin 2019
Prokuroria e Posacme Kunder Krimit te Organizuar dhe Korrupsionit kerkon denimin ne mungese me 19 vjet burg per te shumekerkuarin Talo Çela, si pjese e grupit qe organizoi dhe kreu grabitjen e parave ne aeroportin e Rinasit, ne vitin 2019.
Gjysma e popullsisë së Tiranës, të ardhur nga rrethet. Dibranët dhe kuksianët, më të shumtë
Qytetaret e lindur në kryeqytet përbëjnë vetëm gjysmën e popullisë së Qarkut të Tiranës. Te dhenat e CENSIT tregojne se gjysma tjeter e popullsise vjen nga rrethet, me dibranet dhe Kuksianet qe perbejne numrin me te madh te te ardhurve.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!