#oranews #policiashtetit #maratonaetiranes #tirane
Rrugët kryesore në tiranë u bllokuan këtë të dielë që prej orëve të para të mëngjesit e deri në orën 16 kur mbaroi maratona. Ndërkohë që vrapuesit ishin shumë të qartë për akset që do të përshkonin, qytetarëve nuk u ishte dhënë asnjë sqarim për devijimin e rrugëve, por njoftimet janë bërë vetëm nga rrjetet sociale.
Fundjavat në Tiranë janë kthyer në makth për banorët e kryeqytetit, të cilët përveç dëshirave të kryebashkiakut Erion Veliaj për të bllokuar të gjitha hyrjet në qendër me nismën “Tirana pa makina”, këtë fundjavë ata u përballen dhe me një maratonë vrapi që ka shkaktuar bllokim të të gjitha hyrjeve në Tiranë.
Këtë të dielë disa rrugë të kryeqytetit u bllokuan për shkak të Maratonës së Tiranës, në të cilën morën pjesë rreth 2500 vrapues nga e gjithë bota. Por ngjarja sportive ka shkaktuar kaos në lëvizjen e qytetarëve që në orët e para të mëngjesit.
Shumë nga rrugët që të çojnë në qendër dhe në zonën ku kaluan vrapuesit ishin të bllokuara për automjetet. Pa një sqarim zyrtar, pasi bashkia e Tiranës u mjaftua vetëm njoftime sporadike përmes rrjeteve sociale, ku jo të gjithë kanë akses, banorët e Tiranës u përballën vetëm me hekurat e bllokimit të rrugëve dhe pa asnjë sqarim se ku do të devijohej qarkullimi i automjeteve.
Maratona e Tiranës, bllokoi qarkullimin dhe në rrugët kryesore të qytetit, nga orët e para të mëngjesit, deri në orën 16:00.
Ata në një ditë normale kalonin nga sheshi "Nënë Tereza", bulevardi "Dëshmorët e Kombit"; rruga "Gjergj Filipi', rruga "Papa Gjon Pali II"; rruga "Ismail Qemali"; bulevardi "Dëshmorët e Kombit"; bulevardi "Bajram Curri"; kryqëzimi me rrugën e Elbasanit; rruga "George Ë. Bush", rruga "Abdi Toptani", bulevardin "Zog I”, Bulevardi i Ri, rruga "Ded Gjon Luli", rruga e Durrësit, rruga e Kavajës, e shumë të tjera, të dielën duhet të ndryshonin drejtim e të zgjidhnin rrugë alternative për të mbërritur në destinacion.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!