Lajme Arkiva 2002
Katër milje larg portit detar të Durrësit, forcat e policisë në bashkëpunim me misionin e Guardia di Finanzias kanë ndaluar rreth orës 16:00 të pasdites anijen “Delon” me 10 persona në bordin e saj që synonin ilegalisht Italinë.
Gjatë kontrollit policia ka sekuestruar 10 kg drogë të pastër kokainë dhe heroinë, që synohet të trafikohej në Itali. Nga verifikimet paraprake të policisë dyshohet që të dhjetë klandestinët janë shtetas shqiptarë dhe janë të shoqëruar në komisariatin e policisë së qytetit të Durrësit për sqarime të mëtejshme. Ndërkohë që është marrë masa e ndalimit për kapitenin e anijes Paskal Gega./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!