Një avion pasagjerësh u përplas gjatë uljes me murin rrethues të aeroportit të Muanit në Korenë e Jugut dhe shpërtheu në flakë.
Autoritetet vendase konfirmojnë deri më tani gjetjen të pajetë të 179 trupave nga 181 që fluturonin në bordin e mjetit flutures Boing 737 të kompanisë ajrore koreane Xhexhu Air. 2 nga 6 pjesëtarë të bordit i shpëtuan tragjedisë dhe u dërguan në spital për kurim.
Tragjedia ndodhi rreth orës 9.30 me orën lokale. Avioni ishte nisur nga Bangkoku drejt Muanit, qytetit jugor të Koresë së Jugut. Shkaqet e tragjedisë janë të paqarta, por dyshimet paraprake janë se rrotat e avionit nuk u hapën në momentin e duhur për shkak të një difekti të shkaktuar nga goditja e një grumbulli shpendësh.
Sipas mediave ndërkombëtare, kontrollorët e trafikut ajror paralajmëruan pilotin të mos ulej për shkak të pranisë së një grumbulli shpendësh që fluturonin pranë pistës. Brenda 2 minutash lëshoi sinjalin e fatkeqësisë dhe u ul në drejtim të kundërt, çka rezultoi fatale.
Tragjedia ndodh në mesin e një prej krizave më të rënda politike në vend, kur brenda një muaji është ndërruar 3 herë presidenti.
Pak orë pas kësaj tragjedie, dy incidente të tjerë gjatë uljes u shënuan në Norvegji dhe Kanada. Një tjetër avion Boing 737 kreu ulje të detyruar në Oslo pas një defekti me sistemin hidraulik. Ndërsa në Halifax një avion u përfshi nga flakët në ulje problematike si pasojë e mosfunksionimit të njërër nga levat e uljes. Në këto incidente nuk pati të lënduar.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!