Arrestohet 24 orë pas plagosjes së efektivit të forcave “Shqiponja”, 42-vjeçari, Klered Bozhanaj. Ai është kapur duke hyrë në banesën e tij në Tiranë, ndërsa me vete mbane edhe armën tip pistoletë më të cilën plagosi mbrëmjen e së mërkurës efektivin Edlir Alleshi.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka përgëzuar policinë e shtetit për arrestimin e agresorit dhe apeloi që për ashpërsim të Kodit Penal për raste të ngjajshme.
“Është momenti të kujtoj se kush nuk i bindet urdhërit/thirrjes së ligjshme të policit, ose më rëndë akoma e kundërshton me forcë, guxon ta fyejë, ta agresojë, ta kanosë, ta godasë apo larg qoftë t’i rrezikojë jetën në ushtrim të detyrës apo për shkak të detyrës, duhet ta ketë të qartë që toleranca do të jetë ZERO.
Do bëj gjithçka që një politikë/praktikë e re penale të zërë vend në këtë drejtim, duke kërkuar mbështetjen e sistemit të drejtësisë. Kuadri ligjor është aty në Kodin Penal (me ndryshimet që kam mbështetur vetë në Kuvend në vitin 2019) dhe në ligjin për Policinë Shtetit.”- tha Balla përmes një statusi në rrjetet sociale.
Mësohet gjitashtu se është përmirësuar edhe gjendja e efektivit Edlir Alleshi i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e së mërkurës në kryeqytet teksa tentoi të ndalojë një person të dyshimtë. Ai iu nënshtrua një operacioni për heqjen e plumbit në zonën e barkut I cili I kishte dëmtuar organet dhe tashmë ndodhet në pavion jashtë rrezikut për jetën.
Për kapjen e autorit të plagosjes u angazhuan 600 policë, ndërsa policia vuri një shpërblim prej 20 mijë eurosh për këdo që jepte informacione të vlefshme për të.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#KleredBozhanaj#Arrestim#TopChannelNews
Ещё видео!