Shtetet e Bashkuara po u bëjnë thirrje amerikanëve në Ukrainë që të largohen menjëherë nga vendi për shkak të shtimit të rrezikut për veprime ushtarake ruse. Pas paralajmërimit nga Departamenti i Shtetit në udhëzimin për udhëtimet në Ukrainë, i njëjti mesazh është përforcuar edhe nga presidenti Joe Biden.
“Qytetarët amerikanë duhet të largohen tani. Kemi të bëjmë me një nga ushtritë më të mëdha në botë. Situata ka ndryshuar dhe ngjarjet mund të precipitojnë me shpejtësi”, tha Biden në një intervistë për televizionin NBC.
I pyetur nëse kishte një skenar të mundshëm që mund ta bënte atë të dërgonte trupa për të shpëtuar amerikanët që po lenë vendin, presidenti i SHBA u përgjigj në mënyre të prerë se nuk do të dërgojë. Sipas tij kjo mund të sillte një lufte botërore.
Nga ana e saj Rusia mohon të jetë duke planifikuar një sulm ndaj Ukrainës, por ka grumbulluar dhjetëra mijëra trupa në kufirin e saj me vendin fqinj.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!