#oranews #ilirmeta #saliberisha
Unifikimi për zgjedhjet vendore duket se ka qenë dhe arsyeja që në selinë blu të mbërrinte paraditen e kësaj të marte kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Meta për më shumë se 30 minuta zhvilloi një takim me kryedemokratin Sali Berisha.
Pak orë më vonë, nga foltorja e PL-së Meta do të zbardhte bisedën e zhvilluar me aleatin e tij.
Ai theksoi se PL do të luftojë që të dalë forcë e parë në të gjithë Këshillat Bashkiakë të Shqipërisë, ndërsa shtoi se është e rëndësishme që opozita të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhje.
Ilir Meta: Ne luftojmë të dalim forcë e parë në të gjitha këshillat bashkiakë të Shqipërisë, në radhë të parë në Tiranë. Është e drejtë e çdo force politike të arrijë maksimumin e saj. Këshilli Bashkiak i Tiranës do të jetë shumë herë më i rëndësishëm se ai Parlament që akoma i ka ca kërpërata. E dytë në kushtet e ballafaqimit me një regjim mafioz e rëndësishme që opozita të ketë një kandidat në çdo bashki.
Bashkëpunimi me Partinë Demokratike për këto zgjedhje lokale, u shpreh Meta, do të jetë i hapur, pasi aksioni opozitar sipas tij, është me interes kombëtar.
KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE
Ilir Meta: Partia e Lirisë ka qenë e hapur për të bashkëpunuar me çdo komponent opozitar e veçanërisht me PD. PL është e gatshme në çdo moment të fuqizojë aksionin opozitar. Jo si ish-kryetari që e përdorte bashkëpunimin opozitar për interesat e veta, apo për t’i bërë shantazh qeverisë. Përballjen e kemi me Edi Ramën dhe dëshiron t’i bashkojë forcat e saj në mënyrën më të hapur dhe konstruktive…Çdo vonesë i jep kohë Edi Ramës që të vjedhë i qetë.
Një ditë para protestës së radhës së pedagogëve, Ilir Meta i bëri thirrje qeverisë që të reflektojë sa i përket kërkesës së tyre për rritjen e rrogave për ta.
Nuk ka munguar as një reagim nga ana e Berishës pas takimit me Metën.
Kreu i PD Berisha thotë se në takim u ra dakord për bashkëpunimin mes dy partive.
Sali Berisha: Në këtë takim morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike zoti Flamur Noka dhe deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili. Në takim u diskutua dhe u ra plotësisht dakord për bashkëpunimin, bashkërendimin dhe Aleancën e Partisë Demokratike me Partinë e Lirisë në zgjedhjet vendore, inisiativat parlamentare, në protestat popullore kundër pushtetit të Edi Ramës. Takimi u karakterizua nga fryma e mirëkuptimit të plotë.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!