Një 40-vjeçar mbeti i vrarë me armë zjarri pasditen e kësaj të shtune në qytetin e Vlorës. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:16, në lagjen “29 Nëntori”, në afërsi të Bibliotekës të qytetit.
Viktima është 40-vjeçari Gentian Qarri. Klan News raporton se ai po kalonte pranë Kishës Ortodokse kur u qëllua nga persona ende të paidentifikuar, të cilët lëviznin me një automjet.
Qarri mbeti fillimisht i plagosur dhe u dërgua në spital, ku si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë.
Burime paraprake bëjnë gjithashtu të ditur se Qarri ka qenë i dënuar me 15 vjet burg në Itali dhe kishte pak kohë që ishte kthyer në vendlindje. Ai mësohet se merrej me tregtinë e kondicionerëve.
Ndërkohë, pak kohë pas ngjarjes, autoritetet gjetën një makinë në flakë në Pyllin e Sodës, e cila dyshohet se u përket autorëve të ngjarjes. Në automjet mësohet se është gjetur edhe një armë zjarri.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur të paktën 11 gëzhoja, ndërsa autorët dyshohen të kenë qenë 2.
Paraprakisht dy janë pistat kryesore të policisë. E para lidhet me të shkuarën e Qarrit, ndërsa tjera ajo e konflikteve që mund të ketë pasur për shkak të biznesit të tij./tvklan.al
#klannews
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund ti ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!