By Pass-i i Vlorës do të hapet plotësisht për qarkullimin e mjeteve në fillim të korrikut.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku e cila ndoqi nga afër punimet në këtë segment rrugor, që sipas saj do të jetë gati për të gjithë përdoruesit e rrugës në nisje të sezonit turistik.
“Nuk kemi më mundësi as për të shtyrë kohën, as afatet. Duhet përfunduar sipas kontratës. Unë pres që në javën e parë të korrikut, si sot dy muaj, ne të kemi mundësi të aksesojmë këtë rrugë zyrtarisht dhe të përfunduar. Sigurisht nuk e vë askush në dyshim që do të ketë kolaudime të vogla që do të ndodhin për sa i përket skarpateve apo ndarëseve, megjithatë rruga duhet të jetë në shtrat e gjitha e përfunduar me tapet, sinjalistikë dhe gjithçka tjetër”, tha Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës
Përfundimi i Bypass-it të Vlorës me një gjatësi prej 29 kilometër, një ndër veprat më të rëndësishme infrastrukturore në jug të vendit pritet të ketë një ndikim të madh në lehtësimin e trafikut, veçanërisht përgjatë muajve të verës për shkak të fluksit të shtuar të turistëve.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Bypass#Vlore#TopChannelNews
Ещё видео!