I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar tha se Qeveria e Kosovës duhet të jetë më pragmatike dhe të ketë një “qasje të re” lidhur me dialogun për normalizimin e raporteve me Serbinë.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zyrtari i lartë amerikan tha se Qeveria e Kosovës e ka të qartë se çfarë duhet të bëjë në procesin e dialogut. “Ka ardhur koha për një qasje të re për disa nga personat që e kanë marrë dialogun si një opsion vetëm ‘po apo jo’ dhe e kam fjalën konkretisht për Qeverinë e Kosovës. Ata kanë një detyrim të qartë për çfarë duhet të bëjnë”, tha Escobar.
Escobar inkurajoi Serbinë, që sipas tij, të vazhdojë të jetë konstruktive dhe e duruar, por edhe të shmange veprimet destabilizuese brenda Kosovës. “Do të duhet të vazhdojmë të punojmë me dialogun. Nuk ka alternativë. Nuk ka alternativë për rajonin përveç integrimit evropian”, deklaroi ai. Kosova dhe Serbia më 14 shtator mbajtën takimin e radhës në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian. Takimi u mbyll pa asnjë rezultat.
BE akuzoi Albin Kurti se nuk ishte i gatshëm të ecte përpara, ndryshe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili "e ka pranuar propozimin e tyre" për zbatimin e Marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Por, Albin Kurti akuzoi ndërmjetësuesit europianë se u bënë palë me Serbinë duke kushtëzuar dialogun me asociacionin e komunave me shumicë serbe. Në lidhje me përplasjen Kurti-Lajçak, Escobar tha se diplomati europian gëzon mbështetjen e plotë të SHBA.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Escobar#Ultimatumi
Ещё видео!