Presidenti amerikan, Joe Biden, u zotua në samitin e klimës në Glasgou, për një reduktim nga 50 deri në 52 për qind të emetimit të dioksidit të karbonit deri në 2030-ën, objektiv ky që e vendos Uashingtonin në rrugën e duhur drejt reduktimit në zero të emetimit deri në vitin 2050.
“Rruga që kemi përpara është shumë e qartë. A do të reagojmë, a do të bëjmë atë që është e nevojshme, a do ta shfrytëzojmë mundësinë që kemi para vetes, apo do të shohim gjeneratat e ardhshme teksa vuajnë. Kjo është dekada që do të përcaktojë përgjigjen. Shkenca është e qartë. Kemi vetëm një dritare të vogël para vetes, e cila po ngushtohet, për të rritur ambiciet dhe përmbushur detyrimin”
Ndër çështjet kryesore në programin e konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi klimën janë përfundimi i rregulloreve për mekanizmat e tregut të Marrëveshjes së Parisit dhe premtimet e paplotësuara nga vendet e pasura për të ndihmuar financiarisht vendet në zhvillim në luftën ndaj sfidave që lidhen me klimën. Konferenca vjen në një kohë kur bota po përballet me një seri katastrofash natyrore, si përmbytje dhe zjarre, të shkaktuara nga ndryshimet e klimës.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Samiti#Klima#TopChannel
Ещё видео!