Kina ka alarmuar seriozisht të dyja anët e Atlantikut, nga frika se do të furnizojë me armatime Rusinë.
Refuzimi i Pekinit për të gjykuar pushtimin rus të Ukrainës në mesjavë në Samitin e Ministrave të Jashtëm të G20-ës përforcoi dyshimet e Uashingtonit se “diçka po lëviz” në kufirin ruso-kinez.
Sipas gazetes “Ëall Street Journal”, në këtë fazë armët kineze mund të mbështesin përpjekjet luftarake të Rusisë në Ukrainë, pasi të dyja palët kërkojnë të japin një mesazh fitoreje.
Në fakt, furnizimet ushtarake nga Kina do t’i siguronin Rusisë, një avantazh strategjik, nga njëra anë për shkak të përputhshmërisë së sistemeve të armëve kineze dhe ruse, dhe nga ana tjetër, për shkak të ushtrisë së madhe kineze.
Në këtë këndvështrim, zyrtarët amerikanë vlerësojnë se “Kina po shqyrton furnizimin me artileri dhe dronë për ushtrinë ruse”, pasi Forcat e Armatosura Ruse konsumojnë shumë municion në baza ditore dhe vuajnë nga mungesa e pajisjeve kritike.
Pavarësisht retorikës së fortë, Pekini mohon se po planifikon të ndihmojë ushtarakisht Ukrainën, duke e hedhur topin mbi Shtetet e Bashkuara.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Armët#Kina
Ещё видео!