Korçë- Ka shkuar në 12 numri i të arrestuarve të një grupi kriminal në qytetin e Korçës. Së fundmi janë arrestuar 7 persona mes tyre është edhe kreu i këtij grupi kriminal që akuzohet për shpërndarje të drogave të forta.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se të arrestuari në këtë operacion janë:
1-Ahmetion Myslimi banues në Çiflig, Korçë (në rolin e transportuesit).
2-Mariglen Arapi banues në Pojan, Maliq (në rolin e transportuesit).
3-Mario Tanellari banues në Moravë, Korçë (i dënuar më parë për prodhim dhe shitje narkotikësh, në rolin e organizatorit të grupit).
4-Xheljan Ajdini banues në Korçë (në rolin e poseduesit).
5-Elvi Tahiri banues në Korçë (me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër jetës, subjekt i OFL-së për të deklaruar pasurinë, në rolin e poseduesit).
6-Niko Janko banues në Moravë, Korçë (në rolin e poseduesit).
7-Mikail Mejdi banues në Borovë, Kolonjë (në rolin e poseduesit).
Të arrestuar më parë:
8-Redin Naçi
9-Ismail Matja
10-Artur Bezo
11- Aleks Qiqi
12-Sergi Xhaferi
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan në total 23 kg e 600 gr sasi e dyshuar narkotike kanabis; 6 gr lëndë e dyshuar narkotike kokainë; 1 armë gjahu teke; 7 automjete; 16 celularë; sasi në lek dhe euro.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor “Piramida”.
Operacioni, në vijim të dy operacioneve antidrogë të finalizuar më parë “Lapidari” dhe “Pusteci”, pas një hetimi disa mujor, zhvilluar nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme dhe Narkotikët në DVP Korçë, Prokuroria, Policia Kufitare Korçë në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.
Goditet një grup i strukturuar kriminal, në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe shpërndarjes të drogave të forta në qarkun e Korçës.
Shkon në 12 numri i të ndaluarve, vihen në pranga edhe 7 persona të tjerë (organizatori i grupit, poseduesit dhe transportuesit e lëndëve narkotike), bashkëpunëtorë me 5 të arrestuarit më parë nga Policia.
Sekuestrohen 1 armë gjahu, sasi e dyshuar narkotike kanabis, automjete, celularë, sasi në lekë dhe euro.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Korçë dhe Forcat e Posaçme Operacionale pranë Policisë së Shtetit, pas një pune intensive hetimore disa mujore, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Piramida”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi, në bazë të vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit:
A. M., 23 vjeç, banues në Çiflig, Korçë (në rolin e transportuesit).
M. A., 32 vjeç, banues në Pojan, Maliq (në rolin e transportuesit).
M. T., 37 vjeç, banues në Moravë, Korçë (i dënuar më parë për prodhim dhe shitje narkotikësh, në rolin e organizatorit të grupit).
Xh. A., 28 vjeç, banues në Korçë (në rolin e poseduesit).
E. T., 39 vjeç, banues në Korçë (me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër jetës, subjekt i OFL-së për të deklaruar pasurinë, në rolin e poseduesit).
N. J., 53 vjeç, banues në Moravë, Korçë (në rolin e poseduesit).
Si edhe u arrestua në flagrancë shtetasi M. M., 33 vjeç, banues në Borovë, Kolonjë (në rolin e poseduesit).
Falë një pune intensive hetimore dhe provave të grumbulluara, u bë e mundur që në fazën e dytë të operacioneve “Lapidari” dhe “Pusteci”, të finalizuar më datë 08.11.2020, 14.01.2021, në Vithkuq-Korçë dhe Cerje-Pustec, si edhe ngjarjes së ndodhur më datë 08.06.2020, në Kolonjë, të dokumentohej me prova ligjore, implikimi i 7 shtetasve të lartpërmendur në aktivitetin e paligjshëm që ushtronte ky grup i strukturuar kriminal.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Korce#Arrested#TopChannel
Ещё видео!