#be #shba
Pas Shteteve të Bashkuara, edhe Bashkimi Europian i bën thirrje Serbisë të ndalë vendosjen e trupave ushtarake përgjatë kufirit me Kosovën dhe t’i tërheqë ato menjëherë. Përfaqësuesi i Lartë i Unionit për Politikën e Jashtme, Xhozep Borrell, e konsideroi shqetësuese situatën përgjatë kufirit mes Kosovës dhe Serbisë.
“Grumbullimi ushtarak i Serbisë në afërsi të linjës administrative kufitare është shumë shqetësuese. Kjo duhet të ndalet menjëherë. Nuk ka vend për grumbullime ushtarake dhe forcash sigurie në kontinentin europian. Forcat duhet të tërhiqen”.
Duke folur para disa gazetarëve të mediave ndërkombëtare gjatë vizitës në Moldavi, Borrell, e konsideroi “shumë serioze” sasinë e armatimit të gjetur nga Policia e Kosovës në Manastirin e Banjskës, ku serbë të armatosur me uniforma ushtarake u përplasën me Policinë e Kosovës. Sipas kryediplomatit europian, Unioni po diskuton me partnerët dhe aleatët, situatën aktuale në veri të Kosovës, ndërsa më herët tha se nuk përjashtohet mundësia e sanksioneve ndaj Serbisë.
Një ditë më parë, edhe koordinatori i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Xhon Kërbi i bëri thirrje Beogradit të tërheqë menjëherë trupat nga kufiri me Kosovën. Diplomacia amerikane është vënë tërësisht në lëvizje për të ndërmjetësuar uljen e tensioneve më të fundit mes Kosovës dhe Serbisë.
Këtë thirrje ia bëri Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç edhe vetë Sekretari Amerikan i Shtetit, Entoni Blinken në një bisedë telefonike. Ndërsa Këshilltari i Presidentit amerikan për Sigurinë Kombëtare i telefonoi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për t’i shprehur mbështetjen e Uashingtonit për garantimin e pavarësisë për këtë vend.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!