Lajme Arkiva - TV Klan 2002
Kryetari i KQZ Ilirjan Celibashi ka deklaruar në ballafaqimin e fundit me komisionin bipartizan, se KQZ nuk mund t’i menaxhojë zgjedhjet. “Ne nuk kemi as mjete dhe as mundësi, për ta bërë këtë” është shprehur Celibashi, i cili ka marrë si shembull raportet mes KQZ dhe policisë, që kanë vepruar jashtë çdo kontrolli në administratën zgjedhore, ka thënë zoti Celibashi.
Sipas raportit të ODHIR-it edhe që pranohet nga KQZ, kjo veprimtari ka qenë edhe në kundërshtim me ligjin, për të dalë nga ky handikap, PD ka përgatitur një amendament të zgjeruar, që përfshin një kapitull të posaçëm për policinë dhe që ndryshon një pjesë të dispozitave ekzistuese të kodit elektoral. Synimi është që KQZ, të ketë në shërbimin e vetë strukturat e posaçme të policisë, t’i kontrollojë dhe t’i drejtojë ato në shërbim të procesit zgjedhor.
Sipas projektit në dispozicion të KQZ, duhet të vihen struktura të policisë së rendit dhe asaj të objekteve, që në vlerësimin e përgjithshëm të demokratëve konsiderohen më pak të politizuara. Efektivët e këtyre strukturave do të trajnohen nga KQZ, në mënyrë të vazhdueshme dhe do të jenë në shërbim të tij, në mënyrë të përcaktuar dhe nën kontrollin e rreptë të KQZ dhe partive politike.
Sipas demokratëve, projekti realizon dy qëllime, e para i ve në dorë KQZ, një instrument të rëndësishëm siç është ai i një policie të posaçme për zgjedhjet, e dyta nëpërmjet sanksioneve të rrepta minimizon mundësinë e policisë për manipulimin e zgjedhjeve. Projekti i PD është dorëzuar në komisionin bipartizan dhe pasi të shqyrtohet nga ekspertët e mazhorancës, do të diskutohet shumë shpejt nga anëtarët e komisionit./tvklan.al
Gazetare – Elona Meço
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!