PS e çeli fushatën për zgjedhjet e 14 Majit, nga qendra e Tiranës duke mbjellur pemë. Ishte kryetari i selisë rozë, Edi Rama, ai i cili mbajti një fjalim. Ai ironizoi premtimet e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi, për transport falas.
“Një kandidat që duket sikur ka humbur firzamonikën”, u shpreh Rama për të duke theksuar se Erion Veliaj, është me fat, pasi kundërshtarët i kanë dhuruar rregullisht “kandidatin më të lodhur”.
“Tani në Prill që është dhe pak a shumë muaji i fundit optimal, për të mbjellë thuajse gjithçka. Dhe do e nisim sot këtu me 61 pemë, nga donacioni ynë për Bashkinë e Tiranës”.Dhe Lali Erin që ka lindur me këmishë, kuptohet, dhe e duan të tërë, se nuk e duam vetëm ne, që vijmë këtu dhe i dhurojmë pemë për fushatë. Po e duan dhe ata që i dhurojnë rregullisht kandidatin më të lodhur, nuk e di si ndodh kjo. Madje këtë herë, i kanë gjetur një kandidat që duket sikur ka humbur fizarmonikën, mua kështu më duket. Shikojeni për shembull kur thotë, do ju bëj transport falas. Mua më duket tamam sikur thotë po ma gjetët fizarmonikën do ju bëj një xhiro pa lekë. Të qeshim pak edhe ne të tjerët, mos qeshë vetëm Lali, se vërtetë kështu është ndarë kjo botë po ta marrim atë të qeshur që Lali do ta mbajë gjithmonë për vete”, u shpreh Rama./tvklan.al
#edirama #belindkellici #erionveliaj
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!