Fakulteti i Gjuhëve të Huaja në kryeqytet dhe Bashkia Tiranë firmosen marrëveshje bashkëpunimi për kryerjen e praktikave mësimore të studentëve. Kryebashkiaku Veliaj tha se Bashkia do të jetë një derë e hapur për të rinjtë.
“Ne duam që Bashkia e Tiranës të jetë edhe një mundësi integrimi për studentët. Shumë prej tyre vijnë nga qytete të tjera. Tirana është akoma në zhvillim e sipër. Do të donim që, duke pasur në krah Bashkinë e Tiranës, edhe integrimi i tyre në Tiranë, sot si studentë, po nesër si profesionistë, pastaj si familjarë, pastaj për një kredi të butë, pastaj për t’u martuar në tarracën e bashkisë, pastaj për çekun e bebes, e kështu me radhë – ta fillojnë këtë stacion të parë duke qenë studentë, të përfshirë në praktikat e Bashkisë së Tiranës”, tha Veliaj.
Dekania e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja falenderoi Bashkinë e Tiranës për marrëveshjen
“Shumë domethënëse për studentët e Fakultetit e Gjuhëve të Huaja për t’u ndjekur në nismat tuaja për rininë dhe kryesisht edhe këtë vit me Tiranën, Kryeqytetin Evropian te Rinise. Është kënaqësi që të ndajmë së bashku projektet tona me ta, projekte bashkëpunimi edhe në projekte kërkimore, në konferenca, praktika profesionale të studentëve me qëllim që studentët tanë të jenë me të vërtetë në qendër të universitetit, të mësimit, të kërkimit, por edhe të komunitetit në të cilin ata jetojnë me veprimtarinë e tyre”, tha Esmeralda Kromidha, Dekane e “Gjuhëve të Huaja”
Marrëveshja vlerësohet si shumë e rëndësishme sidomos në këtë vit kur Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë.
Klan News
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!