Deti është ‘shkundur’ pranë ishullit të Strombolit në Itali, duke shkaktuar një dallgë tsunami të lartë një metër e gjysmë.
Egërsimi i detit duket se është shkaktuar nga një shkëputje në gropë zjarri në vullkanin e Strombolit. Në ishull ndërkohë kanë gjëmuar sirenat e alarmit por sipas verifikimeve të para të Mbrojtjes Civile, nuk janë regjistruar dëme.
Mbrojtja civile tha se rreth orës 16.20 minuta është regjistruar një shkëputje nga krateri i vullkanit Stromboli, e cila edhe ka bërë që deti të trazohet dhe si pasojë është shkaktuar edhe një dallgë 1.5 metra e lartë. Në të gjithë ishullin kanë kumbuar sirenat për të paralajmëruar popullatën për rrezikun. Por pas verifikimeve të kryera nuk janë sinjalizuar dëme materiale apo në njerëz. Departamenti i mbrojtjes civile thotë se po vazhdon të vrojtojë zhvillimin e ngjarjeve dhe është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet lokale dhe ekspertët. Stromboli është një ishull në detin e Tirrenit, në veri të brigjeve të Sicilisë dhe mban Malin Stromboli, një nga katër vullkanet aktive në Itali. Ishulli ka një sipërfaqe prej 12.6 km katror dhe përfaqëson një të tretën e vullkanit. Popullata në ishull në 2016-ën, ishte 500 banorë. Vullkani ka shpërthyer shumë herë në të shkuarën dhe është aktiv në mënyrë konstante për 2 mijë vitet e fundit, me shpërthime të vogla. Shpërthimi i fundit i madh i tij ka qenë në 1921.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Tsunami#Itali
Ещё видео!