[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Epidemia e gripit është ne kulmin e saj dhe kjo situate do te zgjasë 3 deri 4 jave. Pas kësaj periudhe pritet nje rënie e semundshmerise nga viroza gripale. Mjeket infeksioniste thonë se nuk ka vend per panik. Gripi është nje sëmundje e zakonshme e stinës qe kërkon vëmendje dhe kujdes. Shefi i shërbimit ne spitalin infektiv Arjan Harxhi ben apel për kujdes kryesisht për te moshuarit, te sëmuret kronike dhe fëmijët. Një nga masat parandaluese dhe ende te efektshme është vaksina e gripit, ndërsa duhen shmangur antibiotiket pa recete. Sa i përket shtyrjes se pezullimit te mësimit, shefi i infektivit deklaron se kjo do te shihet ne vijimësi. Ne varësi te situatës, do te merren edhe vendimet përkatëse. Ndërkohe numri i te prekurve nga gripi i tipit A ka shkuar 19 mije ne jave. Kjo shifër mendohet te jete me e larte pasi shume te prekur e kane trajtuar ne shtëpi pa ndihmën e shërbimit mjekësor.
Ещё видео!