#oranews #vdes #ndalohetngapolicia #vdespasindalohet #policiatiranes #policiashtetit #LearKurti
Vdekja e të riut mbrëmjen e 19 tetorit 2022, pasi u ndalua nga një patrullë policie po "përplas" Autoritetin e Mbikëqyrjes Policore dhe Spitalin e Traumës.
Teksa në deklaratën e saj sot, AMP deklaroi se 32 vjeçari Lear Kurti ishte dërguar në spital pas shqetësimeve në gjendjen shëndetësore dhe ka humbur jetën aty, burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se i riu ka mbërritur pa shenja jete. Në bazë të procedurave në raste të tilla, kur një person mbërrin pa shenja jete dhe konstatohet që ka humbur jetën, mjekët e kanë të ndaluar ta prekin apo të bëjnë ndërhyrje në trupin e tij.
Gazetarja e Ora News Anxhela Celibashi raporton se edhe në këtë rast ka ndodhur e njëjta gjë, dhe mjekët nuk e kanë prekur trupin e pajetë. Ata e kanë dërguar trupin në morgun e spitalit "Nënë Tereza". "Duke iu referuar edhe të dhënave të policisë, nga spitali i Traumës na raportohet dhe na thuhet se 32 vjeçari ka mbërritur në ambjentet e spitalit pa shenja jete.
Ndërkohë që sipas porcedurave, është lajmëruar menjëherë morgu, për të bërë tërhqjen e trupit dhe më pas ekzaminimin.
Njoftohemi gjithashtu nga spitali i Traumës se në momentin që një person mbërrin i pajetë në spital, atëherë stafi mjekësor e ka të ndaluar të prekë apo të bëjë ndërhyrje në trupin e pajetë të personit. E njëjta gjë ka ndodhur dhe në rastin e djeshëm. Pikërisht në momentin që ata kanë përcaktuar se 32 vjeçari ishte i pajetë e kanë dërguar menjëherë në ambjentet e morgut të spitalit "Nënë Tereza", duke bërë kështu të gjitha procedurat sa i përket ekspertizës mjekoligjore.
Sa i përket ekspertizës, ajo pritet të shkojë maksimumi deri në një ditë, por ende nuk është e qartë nëse është në ambjentet e morgut trupi i 32 vjeçarit, apo e kanë tërhequr familjarët. Ne kemi prej mëngjesit përpara mjekësisë mjekoligjore, tek QSUT, por uk kemi parë familjarë që të jenë afruar.
Dyshimet janë se trupi i të riut të jetë tërhequr nga familjarët. Gjithsesi mbetetn ende e pakonfirmuar," raportoi gazetarja.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!