Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
8 anëtarët e gjykatës kushtetuese vendosin sot nëse kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha do të gjykohet apo jo në liri.Seanca plenare ka nisur në orën 10.00 dhe po zhvillohet pa praninë e palëve, mbi bazën e dokumenteve.Kryetari i PD Sali Berisha kërkon rrëzimin e masës së parë të vendosur ndaj tij nga SPAK-u, detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit. Sipas liderit të opozitës masa është e paligjshme, pasi prokuroria duhet të kërkonte autorizim nga parlamenti.
Ende nuk dihet se kur gjykata kushtetuese do të japë vendimin, por sipas ligjit ajo ka 30 ditë për tu shprehur.Në mënyrë që Sali Berisha të fitojë duhet që 5 gjyqtarë të votojnë pro tij. Me të njëjtën kërkesë gjykatës kushtetuese iu drejtuan një vit më parë edhe deputetët e PD, por kushtetuesja nuk i legjitimoi.Lideri i opozitës Sali Berisha ka goditur masën e sigurisë të vendosur ndaj tij në të gjitha shkallët, por gjyqtarët i kanë dhënë të drejtë SPAK.
Një vit më parë gjykata e posaçme vendosi ndaj Sali Berishës masën e sigurisë detyrim paraqitje dhe ndalim për të udhëtuar jashtë vendit. Berisha refuzoi ta zbatojë këtë masë ndaj në 30 dhjetor gjykata ashpërsoi masën e sigurisë duke e vendosur kryetarin e PD në arrest shtëpie. 6 muaj para zgjedhjeve parlamentare kushtetuesja është një ndër të paktat mundësi që Sali Berisha të lirohet.
Një skenar tjetër që ekipi mbrojtjes i Berishës po sheh është ti kërkojnë gjykatës së shkallës së parë të heqë masën e sigurisë, pasi hetimi ka përfunduar e çështja ka shkuar për gjykim.Kryetari i PD Sali Berisha do të gjykohet për akuzën e korrupsionit në çështjen e privatizimit të kompleksit “Partizani”.
Ещё видео!