KRUJË- Një person është arrestuar në flagrancë, pasi dispononte armë dhe lëndë plasëse. Shaban Tufa 62 vjeç, banues në Krujë, është arrestuar nga policia ditën e sotme dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
• një armë zjarri automatik;
• një armë zjarri pushkë;
• një kallëp lënde plasëse (tritol);
• 390 fishekë model 56 , 54 dhe 25 të kalibrit 9 mm;
• 5 krehera.
Fishekët 62-vjeçari i kishte futur në shishe qelqi dhe plastike për t’i ruajtur. Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë për veprime të mëtejshme proceduriale.
Njoftimi i policisë:
Sekuestrohen armë zjarri, tritol, krehera dhe 390 fishekë.
Arrestohet në flagrancë një shtetas.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në bazë të informacioneve të siguruara nga Strukturat Policore se një shtetas në banesë dispononte armë dhe lëndë plasëse menjëherë është organizuar puna në kapjen dhe arrestimin e shtetasit:
• Shaban Tufa 62 vjeç, banues në Krujë.
Ещё видео!