Kryeministri Albin Kurti ka treguar për gazetën austriake, Der Standard detaje nga propozimi franko-gjerman i ideuar nga BE, për arritjen e një marrëveshjeje gjithpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë si dhe pjesë nga biseda me presidentin serb, rreth Asoaciacionit të komunave me shumicë serbe.
“Në propozim janë përfshirë disa nga paragrafët e marrëveshjes gjermano-gjermane të vitit 1972. Por Ëilly Brandt shkoi paraprakisht në Varshavë dhe kërkoi falje. Dhe marrëveshja ishte e mundur sepse dy Gjermanitë morën një vend në OKB nëntë muaj më vonë. Por me Rusinë dhe Kinën, ne nuk kemi një shans të tillë. Shkto këtu faktin se pesë shtetet e BE-së që nuk e njohin Kosovën duhet të jenë gjithashtu aty”, ka thënë Kurti duke shtuar se “nuk ka hapa konkretë” për njohjen nga këto vende, përvec Greqisë.
Kurti foli gjatë edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“Vuçiçit i thashë se kam krijuar përshtypjen se ai nuk e dëshiron asociacionin e komunave, sepse nuk mund të duash asociacion të komunave dhe të thuash çdo javë: Nuk do ta njoh shtetin e Kosovës. ”
Tani, duke ndjekur planin e Francës dhe Gjermanisë, kryeministri i Kosovës tha se “kemi hyrë në një fazë të re”.
Ai u shpreh se po bashkëpunon ngushtë me ndërkombëtarët, por tha se “nuk ndjen që po e trajtojnë njësoj”.
“Perëndimi ka njëfarë frike nga potenciali destabilizues i Serbisë – dhe nga ana tjetër, ekziston naiviteti të mendosh se Serbia mund të detyrohet të kthehet përsëri në Perëndim së shpejti”,përfundoi Kurti.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Asociacioni#AlbinKurti#TopChannelNews
Ещё видео!