TIRANE - Duke i përcjellë mirënjohjen e thellë të shqiptarëve për mbështetjen e pakursyer ndaj vendit tonë, veçanërisht për integrimin e vendit në strukturat Euroatlantike, Presidenti Bujar Nishani i uroi mirëseardhjen sekretarit amerikan të shtetit John Kerry i cili vizitoi për herë të parë Tiranën zyrtare këtë të diele.
Sipas zyrës për shtyp të kreut të shtetit, Nishani u shpreh se kjo vizitë është dëshmi e qartë dhe domethënëse se miqtë dhe partnerët tanë më të mirë janë pranë nesh në këto momente që rreziqet dhe kërcënimet janë afruar me Shqipërinë dhe rajonin
Kerry zbriti në tokën shqiptare rreth orës 10:00 në aeroportin ndërkombëtar "Nënë Tereza". Kryediplomati amerikan 73-vjeçar zbriti me sportivitet shkallët e avionit, aty ku bisedoi me kreun e shtetit shqiptar për 3 minuta, në prani të ambasadorit amerikan në vendin tonë Donald Lu. Një takim i përzemërt që u mbyll në Rinas me bisedën e shkurtër kokë më kokë mes tyre.
"Kreu i Shtetit shqiptar e siguroi Sekretarin Kerry për vendosmërinë e Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Presidenti Nishani përcolli gjithashtu përshëndetje të ngrohta e të përzemërta për Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama", përfundon njoftimi zyrtar i Presidencës.
Ещё видео!