Pas parlamentit, beteja e radhës mes dy fraksioneve të Partisë Demokratike është zhvendosur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Grupimi i Lulzim Bashës kundërshton ndarjen e administratës zgjedhore për garën në bashkinë Kukës, që sipas kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, dy komisionere dhe sekretari i KZAZ-së i takon koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ndërsa PD të drejtuar nga Lulzim Basha i takon vetëm një komisioner, në bazë të rezultatit të zgjedhjeve të 14 Majit.
Teksa kolegji zgjedhor i kaloi përgjegjësinë e shqyrtimit të këtij ankimimi, Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve, ky organ kërkon që të ketë informacione nga Këshillat Bashkiakë mbi ndarjen e tyre politike, para se të dalë me një vendim.
“Për këtë çështje unë mendoj se kanë rëndësi të kuptojmë se cili ka qenë formimi i Këshillave Bashkiak në momentin e kushtituimit në mënyrë të veçantë informacioni për subjektin Partia Demokratike e Shqipërisë dhe për subjektin Partia e Lirisë na duhet i saktë.”
Mbledhja u shoqërua me debate mes anëtarëve të KAS dhe përfaqësuesit ligjor të grupimit të Lulzim Bashës.
Nga ana tjetër, grupimi i Sali Berishës ka animuar vendimin e KQZ-së për të regjistruar Lulzim Bashën në zgjedhjet në Kukës me logon e PD-së. Po ashtu në shkresë kërkohet që PD-ja të regjistrohet me përfaqësues Sali Berishën.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!