Lajme Arkiva 2006
Në bankën e gjakut në Lushnjë gjaku mungon jo vetëm për talasemikët, por dhe për rastet e emergjencës.
Alarmi jepet nga mjeku specialist, Mehmet Xhindola. Sipas tij në rezervat frigoriferike ndodhen vetëm disa flakon, sasi kjo e pamjaftueshme për të përballuar qoftë dhe ndonjë rast emergjence.
Mjeku shpjegon se kjo vjen nga numri i vogël i dhuruesve vullnetarë, ndërsa po pakësohet dhe numri i atyre me pagesë.
Këta të fundit janë të pakënaqur nga shuma që u ofrohet, përveç rasteve kur sasia e gjakut paguhet edhe nga i sëmuri.
Mehmet Xhindola: “Numri i të sëmurëve tek ne sa vjen dhe shtohet që vijnë në Lushnjë për të marrë gjak, kurse numri i dhuruesve me pagesë sa vjen dhe ulet. Ja 12 ampula gjak. 12 ampula gjak kemi të sëmurë, kemi të sëmurë të vegjël, kemi dhe të sëmurë të rritur që kërkojnë dy ampula kështu që 12 ampula gjaku vijnë pesë të sëmurë...”.
Talasemia është një çrregullim i trashëguar i gjakut dhe një nga sëmundjet më të përhapura në rrethin e Lushnjës. Pjesa më e madhe e të prekurve janë fëmijë.
Deri më tani transfuzioni i rregullt i gjakut është i vetmi mjekim i përshtatshëm, i cili duhet të kryhet çdo tre ose katër javë./tvklan.al
Gazetar: Fatos Hakorja
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!