Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa anuloi vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për përjashtimin e Listës Serbe nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, dhe e urdhëroi atë që ta certifikojë këtë parti politike. "Anulohet njoftimi i Komisionit Qendror Zgjedhor, i datës 23.12.2024 dhe urdhërohet KQZ-ja që ta certifikojë subjektin politik Lista Serbe dhe kandidatët e këtij subjekti politik, sipas rekomandimit të Zyrës per Regiistim, Certifikimin dhe Kontrollin Financiar të subjekteve politike në KQZ të datës 22.12.2024, për zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 9 shkurt 2025", argumenton në vendim PZAP. Dy ditë më parë KQZ votoi kundër certifikimit të partisë kryesre të serbvëve në Kosovë. subject politik ky që gëzon dhe mbështetjen e Beogradit. Në mbledhjen e së hënës, vetëm kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, kishte votuar për certifikimin e Listës Serbe. Dy anëtarët e Vetëvendosjes, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi votuan kundër, ndërsa të tjerët abstenuan.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#PZAP#KQZ
Ещё видео!