Bonot e thesarit të qeverisë aktualisht ofrojnë norma interesi mbi 5%. Për këtë arsye, qeveria ka ftuar qytetarët të investojnë kursimet e tyre në këto instrumente.
Ajo garanton investime që nuk rrezikojnë të humbin dhe fitime të kënaqshme.
Në kushtet kur një pjesë e madhe e individëve janë prirur drejt kursimit, një mënyrë e mirë investimi ku mund të fitohet para, janë bonot e thesarit dhe obligacionet. Këtë thirrje e bën sot edhe qeveria, ku normat e interesit janë në nivele të larta.
"Me këtë mundësi të krijuar nga kjo situatë, për qytetarët dhe për çdo subjekt individ që dëshiron të përfshihet në investime në bonot e thesarit, duke paguar një komision shumë më të vogël sesa çfarë ofrojnë bankat e nivelit të dytë", tha Rama.
Bonot janë letra me vlerë të qeverisë, te cilat përdoren nga qytetari nese ai depoziton parate e tij ne banke per të përfituar me pas interesat. Dhe me këtë investim pa rrezik, njerëzit që kanë depozita, mund të përftojnë edhe tek pagesat e kredive.
"Ato kategori individësh që kanë depozita dhe nuk jaanë pak, janë mbi 800 mijë, mund të investojnë dhe mund të krijo9jnë pasuri më të madhe duke investuar në bono thesari sot", u shpreh ministrja e Financave dhe Ekonimisë, Delina Ibrahimaj.
Individët mund të marrin pjesë në ankandet e bonove të thesarit në Bankën e Shqipërisë, e cila ka rihapur sportelet për këtë qëllim.
Ndiqni faqen tonë zyrtare të internetit [ Ссылка ] për t’u informuar mbi lajmet kryesore nga vendi, rajoni dhe bota.
Abonohuni në kanalin tonë në YouTube: [ Ссылка ]
Na ndiqni në Instagram: [ Ссылка ]...
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Ещё видео!