Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka pranuar propozimin e Lidhjes së Sindikatave që paga minimale të jetë 18.000 denarë apo rreth 300 euro. Paraprakisht paga minimale ishte 15.000 denarë apo 250 euro. Paga minimale do të paguhet nga Prilli, por do të vlejë për pagën e Marsit. Qeveria do të ndihmojë për kontributet e 80.000 qytetarëve që do të marrin pagën minimale.
“Rritja e pagës minimale në 18.000 denarë që punëtorëve do të duhet t’u paguhet në fillim të Prillit është masë që përfshinë ndërmarrjet mikro dhe të vogla, tregtinë, industrinë e përpunimit dhe industri tjera të rëndësishme në vend. Kjo shumë paraqet rritje të pagës – neto për këta punëtorë për rreth 45 euro në muaj”.
Lidhja e Sindikatave këtë vendim e kanë quajtur si fitore të argumenteve të tyre dhe është pranuar nga partnerët ekonomiko-social që paga minimale të rritet në 18.000 denarë.
“Fituam pagë minimale që është 62% nga paga mesatare, fituam një metodologji të re. Shkojmë më tej, do të hapim debatin për regres apo K-15 për sektorin publik. Falenderoj edhe punëdhënësit që nuk na penguan për pagën minimale, për shkak se panë nevojën ekzistenciale që punëtorët në të ardhmen të jetojnë me dinjitet në këtë vend, e jo të largohen”.
Lidhja e Sindikatave paraprakisht kishte paralajmëruar se më 10 Shkurt para Kuvendit, kur ligji duhet të hyjë në procedurë parlamentare, do të mbajnë një protestë për të bërë presione që të votohet ligji. Javën e kaluar ata mbajtën edhe një protestë paralajmëruese para selisë së Organizatës së Punëdhënësve dhe Odës Ekonomike, nga ku kërkuan rritjen shkallë-shkallë të pagës minimale dhe të të gjithë pagave dhe regres të paguar për të gjithë punonjësit në sektorin publik.
Tv Klan
#RMV #pagaminimaleRMV
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!