#oranews #theasarishkoder #shkoder #gjuetiaperthesarin #thesarishkodres #pavaresiashkoder
#nxenesitneshkoder
Çfarë fsheh qyteti? Me këtë pyetje nxënësit e shkollave 9 vjeçare të Shkodrës u bënë pjesë e "gjuetisë së thesareve".
Ata u angazhuan që të gjurmojnë godina, personazhe e shoqëri kulturore që janë të lidhura me ngjarjet e pavarësisë.
Të drejtuar nga një mësues dhe me imazhet e vjetra në duar të shkrepura nga Marubi, nxënësit zbuluan Shkodrën e vjetër dhe transformimin që ka patur ndër vite.
"Në kemi zbuluar monumentin e Luigj Gurakuqit, ish-bashkinë e Shkodrës, që ndodhet këtu."
"Nga kjo nisëm më ka bërë përshtypje monumentet e shumta të kulturës, që unë nuk i kisha zbuluar deri më tani."
4 ishin pikat e rrugëtimit të tyre: Komiteti Kombëtar mbrojtja e Kosovës, Busti i Luigj Gurakuqit, Ish Bashkia (Beledija) dhe shtëpia ku u themelua Shoqëria Bashkimi.
"Mungesa e punëve restauruese është një mungesë e madhe, e cila lidhet me një shpërbërjet të identitetit."
"Projekti sensibilizon brezat për njohjen e trashëgimisë kulturore në një dimension tjetër."
Nisma erdhi nga muzeu kombëtar i fotografisë "Marubi" në bashkëpunim me drejtorinë e trashëgimisë kulturore.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!