#NATO #SauliNiinisto #sannamarin
Finlanda është një hap larg aplikimit në NATO. Përmes një deklarate të përbashkët publike, presidenti dhe kryeministrja e këtij vendi kërkojnë që aplikimi për antarësim në aleancën veri-atlantike të bëhet sa më shpejt dhe pa asnjë vonesë.
Sipas dy krerëve më të lartë të vendit, Sauili Ninisto dhe Sana Marin, antarësimi i Finlandës në NATO nuk bëhet kundër asnjë vendi fqinj, por për të rritur sigurinë e saj. Finlanda ndan një kufi prej 1300 kilometrash me Rusinë, i dyti për nga gjatësia pas Ukrainës në lindje të Europës me këtë vend.
Parlamenti i vendit pritet të vendosë javën e ardhshme për të lejuar ose jo antarësimin në NATO. Nëse miratohet, Finlanda dhe Suedia do të aplikojnë në bllok. Sondazhet tregojnë se lufta në Ukrainë ka bërë që popujt e dy vendeve të mbështesin masivisht antarësimin në NATO.
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Jens Stoltenberg garanton antarësim me procedura të përshpejtuara për dy vendet. Ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kanë hyrë garant për sigurinë e këytre vendeve, nëse sulmohen nga Rusia gjatë fazës së antarësimit. Moska ka paralajmëruar se do të dërgojë raketa bërthamore në enklavën e Kaliningradit në rast aplikimi të dy vendeve nordike, duke futur në rrezen e rrezikut gjithë kontinentin.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!